Përjetoni magjinë e vërtetë të gjumit, mes luksit dhe komoditetit

Përjetoni magjinë e vërtetë të gjumit, mes luksit dhe komoditetit

Jemi në javët e para të vitit 2024 dhe është pikërisht periudha kur të gjithë ne, nisim të realizojmë objektivat e reja që i kemi vendosur vetes. Këtë vit, në listën e gjatë të qëllimeve, një rend të rëndësishëm zë edhe gjetja e dyshekut ideal për ju dhe nevojat tuaja.

 

Këtë fillim-vit, jeta juaj ka nevojë për të tjera ngjyra dhe emocione, prandaj le t’ja nisim nga dhoma e gjumit. 

 

Mbyllni sytë për një moment dhe imagjinoni veten brenda dhomës së ëndrrave tuaja. Luksoze, unike, komode, e bukur, fresh, inovative… Tani hapini sytë dhe kthehuni në realitet për ta realizuar atë që fantazuat. 

 

Gjithçka që ju duhet për të “shndërruar” dhomën e gjumit, në strehëzën tuaj të qetësisë, është dysheku “Elite”! 

 

“Elite” është një dyshek i krijuar me teknologjinë “Pocket-Spring”. Ai ndan peshën e trupit në mënyrë të barabartë, lehtëson tensionet muskulare, si dhe ndihmon në pakësimin e pikave të presionit.

 

Me një shtresë prej 7 cm “Memory Foam”, dysheku “Elite” i përshtatet formës së trupit tuaj, duke ofruar komoditet maksimal. Efektet e këtij materiali inovativ ju ofrojnë një gjumë pa ndërprerje gjatë gjithë natës. Mrekulli ë?

 

Dysheku “Elite” vjen me një garanci 10 vjeçare. Gjithashtu me blerjen e tij, ju do të përfitoni dhuratë jastëkët “Memory”, si dhe Transportin FALAS kudo në Shqipëri!

 

Për më shumë informacione mbi përmasat dhe çmimet e dyshekut “Elite”, klikoni këtu.

 

Mos harroni të bëheni pjesë e promocioneve tona ditore, duke telefonuar në numrin: 04 450 1111.

Kthehu në blog