Loading ...

Blerja e një dysheku të mirë nuk është shpenzim, por investim! Investim në shëndetin tuaj fizik dhe mendor, investim te gjumi juaj, e rrjedhimisht edhe te përditshmëria juaj.

Dëshirat dhe nevojat tona, për fat të keq, shpeshherë nuk përshtaten në mënyrën më të mirë me nivelin e të ardhurave tona. Fatmirësisht, ka nga ato biznese të cilat tregohen empatike, duke menduar në detaje për komoditetin e klientëve.

“Fly Flex” është një ndër to! Për t’ju a bërë sa më të lehtë procesin e blerjes dhe për të mos dëmtuar aspak buxhetin tuaj, ne ofrojmë mënyrën e pagesës me këste. Përmes IutePay ju mund të “shtrini” pagesën tuaj deri në 48 muaj.

Për t’jua bërë më të qartë dhe më të thjeshtë, më poshtë gjeni disa nga avantazhet e blerjes së një dysheku me këste të vogla mujore.

Lehtësi në procedurën e pagesës 

Blerja e një dysheku dhe pagesa e tij me keste të vogla mujore mund të jetë një alternativë e përshtatshme për t’u siguruar që të merrni produktin që dëshironi pa shpenzuar shumë para në të njëjtën kohë. Kjo ndihmon të minimizoni ngarkesën financiare dhe të ndani koston e produktit në disa pagesa të vogla, të përshtatshme për buxhetin tuaj.

Akses i shpejtë ndaj produkteve

Pagesat mujore të vogla ju mundësojnë të keni akses më të shpejtë ndaj produkteve që dëshironi të blini. Kështu, ju nuk keni nevojë të haxhroni kohë duke mbledhur shumën e parave që ju nevojitet, por mund ta blini menjëherë produktin dhe ta paguani me keste.

Fleksibilitet i mëtejshëm financiar

Blerja me këste mujore mund të ofrojë fleksibilitet më të madh financiar. Ju mund të planifikoni buxhetin tuaj më lehtësisht, duke paguar një shumë të caktuar çdo muaj për produktin që keni blerë. Kjo ju ndihmon të menaxhoni më mirë financat tuaja dhe të shmangni stresin e pagesave të menjëhershme.

Mundësi për të blerë produkte të shtrenjta

Blerja me këste të vogla mujore ju mundëson të blini produkte që janë relativisht të shtrenjta nëse do të paguheshin menjëherë. Kjo ju lejon të keni qasje në produkte të cilat ndryshe mund të ishin jashtë përmasave tuaja financiare.

Dhe tani, gati për të zgjedhur dyshekun tuaj të preferuar në Fly Flex pa u shqetësuar aspak për çmimet? 

*Mos harroni të bëheni pjesë e promocioneve ditore të Fly Flex duke telefonuar në numrin:

☎️ 04 450 1111

0
    0
    Shporta Juaj
    Shporta juaj është e zbrazur