Loading ...

Rreth Nesh

img-1

E dini që 1/3 e jetës kalohet në gjumë? Pra, me blerjen e dyshekut të duhur ju mund të lehtësoni ⅓ e jetës tuaj!

 

“Fly Flex” është një kompani e specializuar në shitjen e dyshekëve ortopedikë. Kompania jonë është gjatë gjithë kohës në bashkëpunim me fizioterapistë dhe farmaci për t’ju ofruar dyshekët idealë të cilët nuk ju ofrojnë vetëm një “gjumë mbretëror”, por edhe përfitime shëndetësore falë efekteve ortopedike.

Si ekspertë të kësaj fushe, ne e kuptojmë rëndësinë e problemeve të shtyllës kurrizore apo pikave të presionit. Për këtë, jemi pranë jush për t’ju shpëtuar një herë e mire nga dhimbjet e padëshiruara.

 

CERTIFIKIMET TONA

Certifikim Oeko-Tex

Certifikimi i njohur Oeko-Tex siguron që dyshekët tanë nuk kanë në përbërje substanca të dëmshme, duke siguruar kështu një mjedis gjumi të shëndetshëm.

Produktet e certifikuara nga OEKO-TEX prodhohen pa përdorimin e kimikateve të dëmshme.

Oeko-Tex është një markë e regjistruar tregtare, që përfaqëson certifikimet e produkteve dhe kompanive, si dhe shërbimeve të tjera të ofruara nga Shoqata Ndërkombëtare për Kërkime dhe Testime në Fushën e Ekologjisë së Tekstilit dhe Lëkurës. Etiketat dhe certifikatat Oeko-Tex konfirmojnë sigurinë njerëzore-ekologjike të produkteve tekstile dhe atyre prej lëkure, nga të gjitha fazat e prodhimit (lëndët e para dhe fibrat, fijet, pëlhurat, produktet përfundimtare të gatshme për përdorim) përgjatë zinxhirit të vlerës së tekstilit.

Certifikim ISO 45001
ISO 45001 është një standard ndërkombëtar për shëndetin dhe sigurinë në punë, i zhvilluar nga komitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të standardeve të pavarura nga qeveria. ISO 14001 përcakton kriteret për një sistem të menaxhimit mjedisor. Ai përcakton dhe përshkruan standartet që një kompani ose organizatë duhet të ndjekë për të ngritur një sistem efektiv të menaxhimit mjedisor.
Certifikim ISO 9001

ISO 9001 specifikon kërkesat për një sistem të mirëmenaxhuar, kur një kompani kërkon të:

  1. Demonstrojë aftësinë e saj për të ofruar vazhdimisht produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e klientit;
  2. Synon të rrisë kënaqësinë e klientit përmes aplikimit efektiv, duke përfshirë proceset për përmirësimin e sistemit dhe sigurimin e konformitetit me klientët.
Certifikim ISO 14001

ISO 14001 ndihmon kompanitë/bizneset/organizatat të arrijnë rezultatet e synuara të sistemit të menaxhimit mjedisor, të cilat janë një vlerë e shtuar për mjedisin, vetë organizatën dhe palët e interesuara. Kjo, përmes përdorimit më efikas të burimeve dhe reduktimit të mbetjeve.

Në përputhje me politikën mjedisore të organizatës, rezultatet e synuara të një sistemi të menaxhimit mjedisor përfshijnë: përmirësimin e performancës mjedisore;  përmbushjen e detyrimeve të pajtueshmërisë;·arritjen e objektivave mjedisore.

Pse Fly Flex?

 

“Fly Fex” është gjithmonë nën shërbimin tuaj dhe kemi menduar edhe për të lehtësuar sado pak kryerjen e pagesës. Ne ofrojmë opsione të shumta pagese, duke përfshirë pagesën e kryer në dorëzim, pagesa me kartë, si dhe ajo me plane e këste. Duke ofruar kështu fleksibilitet dhe komoditet për klientët tanë. Përveç kësaj, ne e kuptojmë më së mirë rëndësinë e kënaqësisë dhe besnikërisë së klientit, prandaj shpeshherë, krahas blerjeve ju ofrojmë edhe dhurata.

Një tjetër avantazh i zgjedhjes së “Fly Flex” është përkushtimi ynë deri në detaj edhe për transportin. Ai vjen falas në çdo cep të Shqipërisë. Duke qenë empatikë dhe duke mos dashur të vendoseni përballë asnjë vështirësie, kemi marrë iniciativën për të ofruar këtë shërbim për klientët tanë të çmuar.

Dyshekë ortopedikë të cilësisë së lartë, shërbim i jashtëzakonshëm ndaj klientit, opsione fleksibël pagese, transport i garantuar dhe një website te i cili gjeni gjithçka – Fly Felx jua bën jetë më të lehtë. Ne përpiqemi të tejkalojmë pritshmëritë e klientëve e kjo na bërë një zgjedhje të preferuar në industrinë e dyshekëve.

 

Përveç produkteve dhe shërbimeve tona, një tjetër vlerë e shtuar e jona është garancia 10-vjeçare për të gjithë dyshekët tanë. Ne besojmë në jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e produkteve tona, duke u dhuruar klientëve paqe mendore duke e ditur se investimi i tyre është i sigurtë.

Për të shfaqur akoma më shumë përkushtimin dhe angazhimin tonë në këtë sektor, ne kemi 30 vite përvojë në industrinë e dyshekëve. Njohuritë dhe ekspertiza jonë e gjerë na kanë mundësuar që të ofrojmë vazhdimisht dyshekë premium që vazhdojnë të surprizojnë klientët.

 

Për ata që preferojnë një eksperiencë blerjeje praktike, fizike dhe të drejtëpërdrejtë, ju ftojmë të vizitoni shoëroom-in tonë në Durrës. Zyrat tona gjenden gjithashtu në të njëjtat ambiente, duke i lejuar klientët të ndërveprojnë drejtëpërdrejtë me stafin tonë, të shikojnë nga afër dyshekë të ndryshëm dhe të marrin udhëzime nga ekspertët për të gjetur dyshekun e duhur që përshtatet me nevojat dhe kërkesat e tyre.

Bashkëpunimi mes kompanisë së dyshekëve, fizioterapistëve dhe farmacive është një partneritet strategjik që synon t’u ofrojë klientëve një qasje tërësore ndaj nevojave të tyre sa i përket gjumit dhe shëndetit. Duke punuar së bashku, këta profesionistë mund të sigurojnë që dyshekët që u ofrohen klientëve të jenë të krijuar në mënyrë të tillë për të adresuar çrregullimet muskuloskeletore  të identifikuara nga fizioterapistët. Duke përfshirë fizioterapistët në procesin e krijimit të produktit, dyshekët mund të personalizohen për të ofruar mbështetjen dhe shtrirjen e duhur, duke lehtësuar potencialisht dhimbjen dhe duke siguruar gjumë më të mirë. Përveç kësaj, përfshirja e farmacive në procesin e shpërndarjes siguron që klientët të kenë akses më të lehtë drejt këtyre dyshekëve të specializuar. Ky bashkëpunim tregon një përkushtim ndaj klientit, duke bashkuar ekspertizën nga fusha të ndryshme për të ofruar një produkt me cilësi të lartë që përputhet me rekomandimet dhe udhëzimet e profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

 

 

Fly Flex™ është një markë tregtare e regjistruar

Regjistrimi i markës ofron disa avantazhe, përfshirë këtu:

Është një shenjë identifikuese ndaj personave potencialisht shkelës/dëmtues;
Lejon citimin e markës nga zyra e markës tregtare, në vendimin dhe shqyrtimin e regjistrimeve të markave të tjera të ngjashme;
Lejon pronarin e markës të jepë një licencë të vlefshme për një palë të dytë për përdorimin e markës;

Shërben si provë e ekzistencës së një të drejte paraprake në procedurat e kundërshtimit ose shkeljes ndaj palëve të treta që po përpiqen të regjistrojnë ose përdorin një shenjë identike ose të ngjashme.

0
    0
    Shporta Juaj
    Shporta juaj është e zbrazur