Loading ...

Nëse kërkoni një dyshek që përshtatet më afër me konturet e trupit, Memory Foam ka avantazh ndaj Latex-it, ndërsa Latex ofron një ndjesi më elastike dhe rikthehet më shpejt kur lëvizni. Studimet tregojnë se Memory Foam mund të ulë presionin e trupit në pozicione të ndryshme gjumi, por zgjedhja varet edhe nga fortësia, struktura e dyshekut dhe preferenca personale.

Megjithatë, materiali nuk është kriteri i vetëm. Mbështetja, fortësia, temperatura dhe mënyra si ndihet dysheku varen nga i gjithë konstruksioni, pesha trupore, pozicioni i gjumit dhe preferencat personale. Vlerësimi biomekanik nga Wong i publikuar në PeerJ në vitin 2019, thekson se karakteristikat trupore dhe pozicioni duhet të merren parasysh dhe se literatura nuk justifikon vlera universale ideale për presionin apo pozicionimin e shtyllës kurrizore.

Cili është ndryshimi mes Memory Foam dhe Latex?

Dallimi kryesor është mënyra se si materialet reagojnë ndaj peshës dhe lëvizjes. Memory foam ka sjellje viskoelastike dhe reagim më gradual, ndërsa lateksi është më elastik dhe rikthehet më shpejt.

Çfarë është Memory Foam?

Memory Foam është një material që përshtatet gradualisht me formën e trupit kur ushtroni peshë mbi të. Kur shtriheni, materiali krijon një sipërfaqe që ndjek më nga afër konturet e shpatullave, ijeve dhe pjesëve të tjera të trupit.

Kjo mënyrë reagimi krijon ndjesinë karakteristike të Memory Foam: trupi duket sikur “zhytet” pak në sipërfaqe, ndërsa dysheku përshtatet rreth tij. Sa shumë ndodh kjo varet nga fortësia, trashësia dhe struktura e shtresës Memory Foam.

Çfarë është Latex?

Lateksi i përdorur në dyshekë mund të jetë natyral, sintetik ose blended, pra një përzierje. Lateksi natyral prodhohet nga lateksi i pemës së gomës, ndërsa variantet sintetike përdorin materiale të prodhuara industrialisht.

Karakteristika kryesore që e dallon në ndjesi është elasticiteti: lateksi deformohet nën ngarkesë, por rikthehet shpejt kur trupi lëviz. Për këtë arsye zakonisht krijon një sipërfaqe më responsive dhe me më shumë bounce sesa memory foam.

Memory Foam apo Latex: cili përshtatet më mirë me konturet e trupit?

Nëse me “përshtatje” nënkuptojmë aftësinë e sipërfaqes për të ndjekur gradualisht konturet e trupit, Memory Foam është zakonisht zgjedhja më e përshtatshme. Materiali reagon më ngadalë ndaj peshës dhe krijon kontakt më të afërt me trupin.

Lateksi gjithashtu përshtatet me trupin, por reagimi i tij është më elastik. Kur lëvizni, Lateksi rikthehet më shpejt dhe nuk krijon të njëjtën ndjesi fundosjeje si Memory Foam.

Pra, ndryshimi kryesor nuk është se njëri material “mbështet” dhe tjetri jo. Memory Foam fokusohet më shumë te përshtatja me trupin, ndërsa Lateksi te elasticiteti dhe reagimi i shpejtë.

Cili material shpërndan më mirë presionin?

Krahasimi bëhet edhe më interesant kur shohim se si Memory Foam dhe Latex reagojnë ndaj presionit të trupit.

Një studim i Kim & Cheng, i publikuar në vitin 2018, testoi 35 persona në katër lloje dyshekësh: Memory Foam, Latex dhe dy lloje të tjera me polyurethane dhe fortësi të ndryshme. Pjesëmarrësit u testuan duke fjetur në shpinë dhe në të dyja anët, ndërsa studiuesit matën presionin që ushtronte trupi mbi dyshek.

Rezultati ishte i qartë për presionin mesatar: Memory Foam regjistroi vlerat më të ulëta nga katër dyshekët në të tre pozicionet. Për shembull, kur pjesëmarrësit qëndronin në shpinë, presioni mesatar ishte 11.24 mmHg me Memory Foam dhe 13.72 mmHg me Latex. Edhe kur qëndronin në njërën anë, Memory Foam tregoi vlera më të ulëta.

Kur bëhet fjalë për presionin maksimal në pika të caktuara të trupit, rezultati nuk ishte aq i njëanshëm. Memory Foam kishte avantazh të dukshëm në pozicionin në shpinë, por diferencat nuk ishin gjithmonë të rëndësishme në pozicionet anësore. Edhe sa i përket ndjesisë së komfortit, pjesëmarrësit nuk raportuan gjithmonë një ndryshim të qartë mes dy materialeve.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë? Memory Foam tregoi avantazh në shpërndarjen e presionit mesatar në këtë test, por kjo nuk do të thotë se çdo dyshek Memory Foam do të jetë automatikisht më i mirë se çdo dyshek Latex. Fortësia dhe mënyra se si është ndërtuar dysheku ndikojnë gjithashtu në rezultat.

Një tjetër studim, nga Low et al. në vitin 2017, krahasoi një dyshek Latex me një dyshek polyurethane me densitet të lartë. Në disa zona të trupit, Latex-i krijoi presion maksimal më të ulët. Megjithatë, dysheku polyurethane i përdorur në këtë studim nuk ishte specifikuar si Memory Foam. Prandaj, ky rezultat nuk mund të merret si provë se Latex është më i mirë se Memory Foam për shpërndarjen e presionit.

Cili ofron më shumë mbështetje?

As memory foam dhe as lateksi nuk mund të quhet automatikisht materiali me mbështetjen më të mirë. Mbështetja varet nga mënyra se si është ndërtuar i gjithë dysheku.

Një shtresë memory foam përshtatet me formën e trupit, ndërsa bërthama poshtë saj ndikon në mënyrën se sa fundoset trupi. Edhe një dyshek lateks mund të ketë disa shtresa me fortësi të ndryshme. Prandaj, për të vlerësuar mbështetjen, duhen parë së bashku fortësia, trashësia dhe lloji i shtresave, bërthama mbështetëse, pesha trupore dhe pesha maksimale që përballon modeli. Pra, mënyra si dysheku përshtatet me trupin dhe mënyra si e mbështet atë nuk janë e njëjta gjë.

Cili është më i freskët gjatë gjumit?

Nuk mund të thuhet se çdo dyshek Latex është më i freskët se çdo dyshek Memory Foam. Temperatura gjatë gjumit ndikohet nga disa faktorë, përfshirë trashësinë e shtresave, mënyrën e ventilimit, materialin e mbulesës dhe strukturën e përgjithshme të dyshekut.

Prandaj, nëse temperatura është një shqetësim kryesor, është më e dobishme të shikoni si është ndërtuar dhe ajrosur modeli konkret, në vend që të zgjidhni vetëm sipas llojit të materialit.

Cili e bën më të lehtë ndryshimin e pozicionit?

Lateksi ka avantazhin e reagimit të shpejtë. Elasticiteti i tij bën që sipërfaqja e dyshekut të përshtatet dhe të rikthehet shpejt kur trupi lëviz.

Memory foam, nga ana tjetër, përshtatet me trupin dhe rikthehet më gradualisht. Kjo krijon ndjesinë karakteristike të përshtatjes me trupin që shumë përdorues kërkojnë, por për dikë që ndryshon shpesh pozicion gjatë gjumit, reagimi më i shpejtë i lateksi mund të jetë më praktik. Pra, nuk ka një zgjedhje që është më e mirë për të gjithë: memory foam ofron përshtatje më graduale me trupin, ndërsa lateksi reagon më shpejt ndaj lëvizjeve.

Memory Foam apo Latex sipas pozicionit të gjumit?

Pozicioni i gjumit ndryshon mënyrën si trupi ngarkon dyshekun, ndaj materiali duhet zgjedhur së bashku me fortësinë dhe konstruksionin.

Në krah: Nëse flini në krah, shpatullat dhe ijet krijojnë më shumë presion mbi sipërfaqen e dyshekut. Një material që përshtatet mirë me trupin mund të ndihmojë në shpërndarjen e këtij presioni.

Për këtë arsye, Memory Foam mund të jetë një zgjedhje e përshtatshme për personat që flenë në krah, veçanërisht kur kërkojnë një sipërfaqe që përshtatet me shpatullat dhe ijet.

Në shpinë: Kur flini në shpinë, rëndësi ka ekuilibri mes përshtatjes dhe mbështetjes. Dysheku duhet të ndjekë konturet e trupit, por pa lejuar që legeni dhe pjesa e mesit të fundosen tepër.

Të dy materialet mund të përdoren për këtë pozicion. Në këtë rast, fortësia dhe struktura e plotë e dyshekut janë po aq të rëndësishme sa materiali.

Me bark: Kur flini në bark, kontrolli i fundosjes së legenit bëhet më i rëndësishëm. Një dyshek shumë i butë mund të lejojë që pjesa qendrore e trupit të fundoset tepër.

Për këtë arsye, personat që flenë në bark duhet të fokusohen më shumë te mbështetja dhe fortësia e përgjithshme e dyshekut, sesa vetëm te zgjedhja mes Memory Foam dhe Latex.

Për ata që ndryshojnë shpesh pozicion: Nëse lëvizni shpesh gjatë natës, Latex mund të ndihet më praktik për shkak të elasticitetit dhe rikthimit më të shpejtë. Memory Foam, nga ana tjetër, përshtatet më gradualisht dhe mund të krijojë më shumë ndjesinë e “përqafimit” të trupit.

Nuk ka një material që është automatikisht më i mirë për çdo person që ndryshon pozicion. Zgjedhja duhet të marrë parasysh edhe fortësinë dhe strukturën e dyshekut.

Po për personat me peshë të madhe?

 

Pesha trupore nuk përcakton nëse duhet zgjedhur memory foam apo latex. Një ngarkesë më e madhe mund të kompresojë më shumë shtresat e të dy materialeve, ndaj rëndësi më të madhe marrin fortësia, trashësia, bërthama mbështetëse dhe kufiri i peshës së modelit.

Vlerësimi biomekanik nga Wong (2019) thekson rëndësinë e përshtatjes së sistemit të gjumit me karakteristikat trupore dhe pozicionin, në vend të një rekomandimi universal. Pra nuk ekziston një rregull shkencor “mbi X kg zgjidh latex” ose “mbi X kg zgjidh memory foam”.

Cili kushton më shumë: Memory Foam apo Latex?

Memory foam ka një avantazh praktik të rëndësishëm: ofrohet në një gamë më të gjerë çmimesh, ndërsa dyshekët me përmbajtje të lartë lateksi natyral zakonisht pozicionohen në segmentin premium.

Megjithatë, duhet dalluar lateksi natyral nga ai sintetik ose blended. Po kështu, një memory foam premium mund të kushtojë më shumë se një produkt lateks ekonomik. Për konsumatorin që kërkon përshtatjen karakteristike të memory foam pa kaluar domosdoshmërisht në koston e një dysheku premium me latex natyral, kjo e bën memory foam një alternativë veçanërisht praktike.

Memory Foam vs Latex: krahasimi i shpejtë

Karakteristika

Memory Foam

Latex

Përshtatja me konturet

Graduale dhe e theksuar

Elastike dhe responsive

Rikthimi në formë

Më gradual

Më i shpejtë

Presioni

Rezultate shumë të mira në studimin e Kim & Cheng (2018)

Mund të menaxhojë mirë presionin

Lëvizja

Ndjesi “përqafuese”, përshtatje sipas formës

Më shumë kërcim (bounce)

Temperatura

Varet nga konstruksioni

Mund të favorizojë ventilimin në disa konstruksione

Mbështetja

Varet nga dysheku i plotë

Varet nga dysheku i plotë

Çmimi

Gamë më e gjerë

Lateksi natyral është zakonisht më premium

Ideal për

Komfort gradual

Elasticitet dhe responisivitet

Pra, cili është më i mirë: Memory Foam apo Latex?

Nëse kërkon një dyshek që përshtatet mirë me formën e trupit, memory foam është një zgjedhje shumë e fortë. Ai përshtatet gradualisht me konturet e trupit dhe, sipas studimit të Kim & Cheng (2018), krijoi presion mesatar më të ulët se lateksi në të tre pozicionet e testuara.

Lateksi mbetet një alternativë shumë e mirë për ata që preferojnë më shumë elasticitet, rikthim më të shpejtë dhe më pak ndjesinë e fundosjes. Nëse zgjidhet lateks natyral, duhet marrë parasysh edhe kostoja, e cila mund të jetë më e lartë.

Për shumë persona që kërkojnë përshtatje të mirë me trupin, menaxhim të presionit dhe një zgjedhje më fleksibël për sa i përket buxhetit, memory foam ofron një kombinim shumë të mirë.

Spine Comfort Pro: alternativa Fly Flex me Memory Foam

Nëse karakteristikat e memory foam përputhen me atë që kërkoni nga një dyshek, Spine Comfort Pro është një nga modelet Fly Flex që mund të konsideroni.

Spine Comfort Pro është një dyshek 25 cm me memory foam, i cili përdor këtë material për të krijuar përshtatjen graduale me trupin. Megjithatë, zgjedhja e dyshekut duhet të bazohet edhe në peshën trupore, pozicionin në të cilin flini dhe preferencën tuaj për fortësinë.

Përmbledhje

  • Memory foam përshtatet gradualisht me konturet; lateksi reagon dhe rikthehet më shpejt.
  • Kim & Cheng (2018) gjetën presion mesatar më të ulët me memory foam sesa me latex dhe dy dyshekë polyurethane në modelet konkrete të testuara.
  • Lateksi ka avantazh kur kërkohet elasticitet dhe responsiveness.
  • Mbështjetja dhe temperatura nuk përcaktohen vetëm nga materiali.
  • Lateksi natyral zakonisht hyn në një segment më premium; memory foam ofron më shumë alternativa çmimi.
  • Për konformim të theksuar dhe një raport praktik mes karakteristikave dhe buxhetit, memory foam është zgjedhje shumë konkurruese.

FAQ – Pyetje të shpeshta

  • Memory Foam apo Latex: cili është më i mirë?

    Memory Foam është më i përshtatshëm për personat që duan përshtatje më të afërt me trupin dhe më pak presion, ndërsa Latex është më i përshtatshëm për ata që preferojnë elasticitet dhe lëvizje më të lehtë.

  • Cili shpërndan më mirë presionin?

    Nuk duhet përgjithësuar për çdo produkt. Megjithatë, në krahasimin eksperimental të Kim & Cheng (2018) me 35 pjesëmarrës, memory foam regjistroi presionin mesatar më të ulët nga katër dyshekët e testuar, përfshirë lateksin, në të tre pozicionet.

  • A është Latex më i freskët se Memory Foam?

    Mund të ketë avantazh në disa konstruksione, por temperatura nuk përcaktohet vetëm nga materiali. Ventilimi, perforimet, mbulesa dhe shtresat e tjera mund të ndryshojnë ndjeshëm performancën termike.

  • Cili është më i mirë për dhimbjet e shpinës?

    Nuk ka evidencë të mjaftueshme për të rekomanduar memory foam ose latex vetëm nga diagnoza e dhimbjes së shpinës. Mbështetja, fortësia, pozicioni i gjumit dhe karakteristikat individuale kanë rëndësi; dysheku nuk duhet trajtuar si zëvendësim për vlerësimin mjekësor.

  • Cili kushton më shumë?

    Në përgjithësi, lateksi natyral pozicionohet më lart në çmim, ndërsa memory foam gjendet në një gamë më të gjerë nivelesh çmimi. Kjo nuk do të thotë se çdo dyshek memory foam është më i lirë se çdo dyshek lateks.

  • A zgjat Latex më shumë se Memory Foam?

    Nuk mund të thuhet se njëri material zgjat patjetër më shumë se tjetri. Jetëgjatësia e dyshekut varet nga disa faktorë, si densiteti dhe sasia e materialit, mënyra si është ndërtuar dysheku, pesha që mban dhe sa shpesh përdoret.

Nxito!

Mos e lini nje vendim shendeti per me vone

Nje dyshek modern nuk eshte luks, eshte mjet shendeti.
Kjo oferte 30% eshte e kufizuar dhe aktive vetem tani.
Plotesoni formularin per konsulte falas dhe oferte te personalizuar.

 

7 mesazhe sot

Alma, 54 vjec

Dysheku Optima Pro eshte perfekt per nje gjume rehat dhe pa dhimbje shpine!

Sara, 29 vjec

Optima Pro eshte thjesht i mrekullueshem. Tani fle shum me rehat dhe pa u zgju naten.

Ermal, 35 vjec

Kam zgjedh planin e pageses dhe ishte shum e thjesht. Fle shum me rehat tash!

Enea, 62 vjec

Dysheku m'erdhi super shpejt dhe falas! Faleminderit Fly Flex, ju jeni fantastik!

Amarda, 30 vjec

Optima Pro m'ka ndihmu me flejt rehat pa u zgju naten. Shume faleminderit Fly Flex!

Gent, 56 vjec

Shum i kenaqur me sherbimin, dysheku me ka heq dhimbjet e shpines!

Meri, 27 vjec

Me ka pelqy shum pyetesori, ishte i thjesht dhe zgjedhja e dyshekut u be me e lehte.

0
    0
    Shporta Juaj
    Shporta juaj eshte e zbrazur
    Secure Checkout
    Fast Shipping
    Easy Returns