E dini KUSH ishte i pari që përdori materialin memory foam? Mos u habisni, ishte NASA! Ata e përdorën 50 vite më parë për karriget e astronautëve të fluturimit, në mënyrë për t’i mbrojtur ata nga forcat e fuqishme të gravitetit të përjetuara në uljen e anijes kozmike.
Pas tyre, në vitin 1992, ky material u përdor nga një kompani amerikane e prodhimit të dyshekëve si një shtresë suporti mbi dyshekun bazik të shitur deri atëherë. Kaq mjaftoi që cilësia dhe fama e tij të përhapej dhe të kthehej në një faktor të rëndësishëm në prodhimin e dyshekëve.
Sot, ai është një ndër më të rekomanduarit & preferuarit!
Memory foam është një material visko-elastik. Kjo veti e tij e bën të jetë në të njëjtën kohë i dendur, solid por shumë fleksibël. Ai merr formë sipas siluetës së trupit tuaj dhe kur ju çoheni, kthehet sërish në formën fillestare.
Mos e lini një vendim shëndeti për më vonë
Një dyshek modern nuk është luks, është mjet shëndeti.
Kjo ofertë 30% është e kufizuar dhe aktive vetëm tani.
Plotësoni formularin për konsultë falas dhe ofertë të personalizuar.
Memory foam ka pësuar shumë ndryshime gjatë viteve. Sot në industrinë e dyshekëve përdoren tre modele të tij:
Modeli tradicional
Ky është një nga modelet fillestare që u përdor dhe përmban të gjitha karakteristikat që përmendëm më sipër. Por nuk ishte perfekt! Ai u has me disa probleme si:
-nxehtësia nuk transferohej;
-ajri nuk qarkullonte;
-gjatë periudhës së ngrohtë të vitit ishte shumë e bezdisshme të flije në të.
Rrjedhimisht, modelet e avancuara të tij të prodhuara në vitet në vijim, do të eliminonin këto problematika.
Modeli “Open cell”
Ky model erdhi me një strukturë të brendshme ndryshe nga tradicionali. Ai e bën më të thjeshtë ventilimin dhe lëvizjen e ajrit. Kështu, nxehtësia që përcjell trupi nuk bllokohet në dyshek duke e bërë të përshtatshëm për gjithë vitin, edhe në temperatura shumë të larta.
Gel memory foam
I fundit, i cili i dha tjetër vlerë këtij materiali, ishte Gel Memory Foam!
Ky model është një përzierje e shtresës memory me një shtresë xheli, e cila ndahet në dy lloje. Lloji i parë i xhelit është thjesht një thithës nxehtësie duke dhuruar një ndjesi freskie për një gjumë të rehatshëm dhe temperaturë konstante.
Ndërsa lloji i dytë i xhelit mori emërtimin “phase-changing”. Ai është i aftë të bëjë ndryshimin e temperaturës në faza të ndryshme. Kjo nënkupton që, në disa momente ky xhel e thith nxehtësinë dhe në një moment tjetër e çliron atë. Kjo për arsyen se temperatura jonë gjatë gjumit nuk është asnjëherë konstante. Për të dhuruar një ndjesi sa më natyrale dhe për një gjumë pa shqetësime, ky material e ndryshon temperaturën sipas lëvizjeve tona, duke vepruar në pikat e presionit.
*Në “Fly Flex” të gjithë dyshekët tanë: Spine Comfort, Elite, Aloe Vera Deluxe & Baby Nest kanë në përbërje të tyre shtresën memory foam!
Mos e lini një vendim shëndeti për më vonë
Një dyshek modern nuk është luks, është mjet shëndeti.
Kjo ofertë 30% është e kufizuar dhe aktive vetëm tani.
Plotësoni formularin për konsultë falas dhe ofertë të personalizuar.







